Gent Ibrahimi takon drejtuesin e ri të KLSH dhe i uron suksese: Ka nevojë për rritje të cilësisë së kallëzimeve penale

Publikuar tek: aktualitet, më 13:28 22-09-2020 Gent Ibrahimi takon drejtuesin e ri të KLSH dhe i uron suksese: Ka nevojë për rritje të cilësisë së kallëzimeve penale Nga takimi

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka takuar sot drejtuesin e ri të KLSH, Arben Shehun.

Pasi i uroi suksese në detyrën e re, Ibrahimi nënvizoi nevojën për një rritje të cilësisë së kallëzimeve penale nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe rritjen e përgjegjshmërisë së prokurorëve në hetimin e tyre.

Në këtë takim ai ka qenë i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Vatë Staka.

“Gjatë paradites së sotme, z. Gent Ibrahimi i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Vatë Staka ka zhvilluar një takim prezantues me Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu në zyrën e këtij të fundit.

Pasi i uroj suksese në detyrën e re, zoti Ibrahimi nënvizoi nevojën për një rritje të cilësisë së kallëzimeve penale nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe rritjen e përgjegjshmërisë së prokurorëve në hetimin e tyre dhe siguroi zotin Shehu për bashkëpunim institucional në kuadër të sfidave që ka zbatimi i reformës në drejtësi”, thotë KLP në njoftim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013509035110474
array(1) { ["section"]=> string(124) "gent-ibrahimi-takon-drejtuesin-e-ri-te-klsh-dhe-i-uron-suksese-ka-nevoje-per-rritje-te-cilesise-se-kallezimeve-penale-221241" }