Gent Zenelaj përlot protestuesit, Kiço Londo e dëgjon nga dritarja e Eksperimentalit: Kiço mos qaj, mos qani...Do bëjmë Teatër në rrugë (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:01 28-06-2018 Gent Zenelaj përlot protestuesit, Kiço Londo e dëgjon nga dritarja e Eksperimentalit: Kiço mos qaj, mos qani...Do bëjmë Teatër në rrugë (Video)

Aktori Gent Zenelaj i është bashkuar protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar për herë të parë sot, teksa në Parlament është votuar hyrja në kalendar e projektligjit që i hap rrugën shembjes së godinës.

Zenelak ka përlotur të pranishmit në protestë dhe i është drejtuar drejtorit të Teatri Eksperimental, Kiço Londo, duke i thënë “mos qaj, do bëjmë teatër të ri në rrugë”.

“Unë sot kam parë se si tradhëtia bëhet natën, dhe ditën shitet si kompromis. Uroj që ata ta bëjnë gjumin e qetë. Sot kjo tokë është vjedhur. Mua më kanë akuzuar se jam patriak, po jam. Është zgjedhja ime. Por ju keni vetëm një parti, partinë e Lekut, zoti juaj është leku.

Kiço mos qaj, do bëjmë teatër më të mirë i dashur, mos qaj, ej mos qani. Do bëjmë teatër të ri. Do bëjmë teatër në rrugë”, u shpreh Zenelaj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018760919570923
array(1) { ["section"]=> string(143) "gent-zenelaj-perlot-protestuesit-kico-londo-e-degjon-nga-dritarja-e-eksperimentalit-kico-mos-qaj-mos-qani-do-bejme-teater-ne-rruge-video-126088" }