Genti Gazheli takohet me Erdogan, i paraqet letrat kredenciale

Publikuar tek: bota, më 15:53 14-06-2016 Genti Gazheli takohet me Erdogan, i paraqet letrat kredenciale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u takua sot me ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Genti Gazheli.

Në takimin i zhvilluar në Kompleksin Presidencial, ambasadori Gazheli i paraqiti letrat kredenciale presidentit Erdogan.

Ambasadori Gazheli i prezantoi presidentit Erdogan edhe disa anëtarë të ambasadës.

Genti Gazheli është emëruar në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, më 9 shkurt të këtij viti

Gazheli, i emëruar gjithashtu si ambasador jo rezident në Iran, u prit më 9 Qershor 2016 nga Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Ankara H.E.Mr.Mohammad Ebrahim Taherian Fard, me te cilin shkëmbyen mendime për nevojën e aktivizimit të diplomacisë ekonomike në shërbim të forcimit të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare midis dy vendeve, në një kohë kur është rritur interesi i shumë vendeve të Evropës për të aktivizuar tregtinë me Iranin pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Të dy ambasadorët ranë dakord të bashkëpunojnë për shkëmbimin e vizitave të ndër-sjellta dhe pjesëmarrje në panaire të organizuara në Tiranë dhe në Teheran të afaristëve të interesuar për tregti dhe investime, si edhe vendosjen e bashkëpunimit institucional midis dhomave homologe të tregtisë së dy vendeve.

amb_iran.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foshnja lind pa lëkurë, habit ekspertët e mjekësisë
Autori i masakrës së Orlandos ishte “gay”, në klub shkonte rregullisht »
Article Logic
Execution time: 0.011589050292969
array(1) { ["section"]=> string(67) "genti-gazheli-takohet-me-erdogan-i-paraqet-letrat-kredenciale-43482" }