George H W Bush bëhet presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA-ve

Publikuar tek: bota, më 22:47 26-11-2017 George H W Bush bëhet presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA-ve

Ditën e shtunë, ish presidenti amerikan George H W Bush ka mbushur plot 93 vjeç e 166 ditë, duke u bërë kështu presidenti që jeton më gjatë në historinë e SHBA-ve.

Bush kaloi Gerald Ford, i cili ishte 93 vjeç e 165 ditë kur ndërroi jetë në dhjetor të 2006-ës dhe Ronald Reagan i cili jetoi 93 vite e 120 ditë.

Jimmy Carter, i cili është ende gjallë, ndodhet në vend të katërt me 93 vite e 56 ditë.

Bush, presidenti i 41 i SHBA-ve, i kalon vitet e pleqërisë me familjen e tij në Hjuston të Teksasit dhe në shtëpinë e tij të pushimit në Kennebunkport, Maine.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012066125869751
array(1) { ["section"]=> string(75) "george-h-w-bush-behet-presidenti-me-jetegjate-ne-historine-e-shba-ve-100862" }