George Soros: Jam 100% i sigurt se Trump do dështojë, bursat do tronditen

Publikuar tek: bota, më 22:05 19-01-2017 George Soros: Jam 100% i sigurt se Trump do dështojë, bursat do tronditen

Kryetari i Fondacionit “Soros”, miliadreri George Soros, ka deklaruar gjatë një interviste për Bloolberg, se parashikon që Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do dështojë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Soros tha se është i sigurt 100% që Trump do dështojë.

Duke folur për Bashkimin Europian, Soros tha se rrezikon që të disintegrohet, çka nuk është në favor as të Kinës apo Rusisë, por rrezikon që Europa të bie në dominancën e Putinit, çka nuk është më e mirë se të disintegrohet, raporton Neësbomb.al.

“Trump është diktatori i ardhshëm. Por nuk do të ketë mundësi të bëhet. Ai do të ndalohet si në politikën e jashtme dhe atë të brendshme. Kur Trump ta tejkalojë vizën, ata do luftojnë.

Bursat e shohin Trump si çmontues të regullave i cili do ulë taksat. Bursat nuk do kenë sukses. Kemi estabishmente që luftojnë me njëra-tjetrën dhe rezultati nuk do jetë i mirë. Pasi tani për tani është pasiguria ajo që i karakterizon”, tha Soros. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Politikani braktis të shoqen pasi ishte shumë seksi, e vinte në siklet me publikun
Flet menaxheri i ish-kampionit të Formula 1: Shumaker ka “vuajtur si qeni”, familja fsheh të vërtetën »
Article Logic
Execution time: 0.0099239349365234
array(1) { ["section"]=> string(76) "george-soros-jam-100-i-sigurt-se-trump-do-deshtoje-bursat-do-tronditen-66071" }