George Soros: Rusia është kthyer në shtet mafioz

Publikuar tek: bota, më 18:54 24-01-2015 George Soros: Rusia është kthyer në shtet mafioz

Miliarderi i njohur amerikan, George Soros ka lëshuar akuza të forta ndaj udhëheqjes së Kremlinit, kur ka thënë se Rusia është kthyer në një shtet mafioz.

"Në Rusi elitat shfrytëzojnë burimet shtetërore për pasurim personal dhe për të qëndruar në pushtet”, ka thënë Soros.

Këto deklarata 84 vjeçari i ka bërë gjatë Forumit Ekonomik Botëror të organizuar në Davos, duke shtuar se Rusia po përdor Ukrainën për tu bërë konkurrent strategjik i Bashkimit Europian. Ai ka paralajmëruar politikanët në Europë se duhet ti marrin me më shumë seriozitet kërcënimet që vijnë nga Ukraina, pasi sipas tij e ardhmja e BE-së varet pikërisht nga ky konflikt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011196851730347
array(1) { ["section"]=> string(52) "george-soros-rusia-eshte-kthyer-ne-shtet-mafioz-1393" }