Reperi Getinjo i është nënshtruar tamponit të Covid-19.
Fatmirësisht ai ka rezultuar negativ dhe e ka ndarë rezultatin e testit me ndjekësit e tij në Instastory. Nuk e dimë nëse reperi ka patur ndonjë shqetësim apo jo, por fatmirësisht nuk është infektuar.
Kujtojmë që Kosova po kalon një situatë të vështirë javët e fundit. Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bënë me dije sot se 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa janë infektuar 479 të tjerë.
T’i kthehemi Getinjos, duhet thënë se ai dhe Mozzik po vijnë me një super bashkëpunim i cili do të lançohet në datën 11 të muajit dhjetor.
Mozzik dhe Getinjo kanë pozuar si “bad boys” me armë në dorë, ndërsa kanë zbuluar dhe titullin e projektit. Kënga e tyre e re do të titullohet “El Chapo”, ndërsa ne jemi të bindur se do të jetë një projekt bombë!