Gëzim a grahmë kjo e jona?!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:35 28-05-2019 Gëzim a grahmë kjo e jona?! Dritan Shano- Arba Kokalari

Shkruan Dritan Shano:

 

Zgjedhja e qytetares Suedeze me origjinë nga Shqipëria Arba Kokalari në Parlamentin Europian, me votat e qytetarëve të tjerë të Mbretërisë së Suedisë, për punë të tyre dhe jo tonat, është një rezultat i spikatur i politikës dështake të politikanëve të përhershëm të këtyre 30 vjetëve në Shqipëri, prezenca dhe mendësia e të cilëve, e ngulur thellë në kohën e merhumit dhe të luftës se klasave, është ende dominante. Po nuk i çuam këta në shtëpi Shqipëria nuk do i ngjajë kurrë Europës.

Përkundrazi, do vazhdojmë të kemi gjithnjë e më shumë sudezë nga Tirana, Italianë nga Durrësi, Amerikanë nga Korça, Grekë nga Lezha, apo Francezë nga Bulqiza që ndjekin rrugën e natyrshme të jetës, të karrierës, zhvillimit njerëzor e profesional në vendet ku jetojnë.

Ne do vazhdojmë të gëzohemi për ta, por çdo gëzim i tillë, edhe pse shumë i sinqertë, është njëherësh si një grahmë e fundit që del nga mushkëritë e lodhura, të plakura e të braktisura të Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071489810943604
array(1) { ["section"]=> string(32) "gezim-a-grahme-kjo-e-jona-165975" }