Gëzim i madh i familjes dibrane, bekohen me trinjakët (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:02 24-01-2021 Gëzim i madh i familjes dibrane, bekohen me trinjakët (FOTO)

Gëzim i trefishtë për familjen Dardeshi nga Dibra, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë".

Familja nga Dibra merr menjëherë çekun e bebes, 360,000 lekë të reja për trinjakët, mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se nga viti 2019,  më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë marrë çekun nga 40,000-120,000 lekë për çdo të porsalindur.

“Zemra plot për familjen Dardeshi, që pas 3 fëmijëve, gëzohen me trinjakë, të cilët kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", me kujdesin shembullor të stafit mjekësor.

Familja nga Dibra merr menjëherë çekun e bebes, 360,000 lekë të reja për trinjakët, mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur.

Nga viti 2019, kur filluam mbështetjen me bonusin e bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë marrë çekun nga 40,000-120,000 lekë për çdo të porsalindur,” shkruan Manastirliu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reshje të dendura shiu, rritet niveli i ujit në Shkodër: Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë
'Harresën e kam aty për aty', pacientët që kalojnë Covid-19 kanë probleme me kujtesën »
Article Logic
Execution time: 0.017997980117798
array(1) { ["section"]=> string(64) "gezim-i-madh-i-familjes-dibrane-bekohen-me-trinjaket-foto-236176" }