Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Ata do të marrin çekun e bebes prej 360,000 lekësh të reja.
Ministrja Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë duke shkruar se që nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë
“Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja
Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë”, shkruan ministrja.