Ghislaine Maxwell, ish-e dashura e pedofilit Jeffrey Epstein ka vizituar shpesh Shqipërinë, qendroi 1 javë në anije e ankoruar në Gjirin e Butrintit

Publikuar tek: bota, më 18:50 03-07-2020 Ghislaine Maxwell, ish-e dashura e pedofilit Jeffrey Epstein ka vizituar shpesh Shqipërinë, qendroi 1 javë në anije e ankoruar në Gjirin e Butrintit Jeffrey Epstein - Ghislaine Maxwell

Lajmi i bujshëm i arrestimit të Ghislaine Maxwell, ish-të dashurës së pedofilit miliarder Jeffrey Epstein ka marrë dhenë. Ajo ishte gjithashtu mikesha e Princit Andrew, Dukës së Yorkut, i cili është frikësuar nga ato që mund të zbulohen, pasi dyshohet se ai mund të ketë bashkëpunuar Jeffery Epstein.

Ghislaine Maxwell, 58-vjeç, u arrestua ditën e djeshme, pasi akuzohet se ajo joshte të miturit për t’i përfshirë në akte seksuale.

Sakaq, burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se Maxwell ishte një vizitore e shpeshtë e Shqipërisë, madje kishte shkuar dias herë në Butrint. Burimet i thanë Newsbomb.al se 58-vjeçarja një herë kishte ankoruar anijen e saj në gjirin e Butrintit dhe kishte qendruar atje një javë.

Newsbomb.al mëson se Ghislaine kishte krijuar një fondacion për mjedisin, madje kishte premisa që në Butrint të xhirohej një film me një producent shumë të famshëm.

Ghislaine Maxwell është vajza e vogël e manjatit britanik Robert Maxwell, i njohur edhe për mashtrimet e tij në biznes. Pas vdekjes së të atit në 1991, Ghislaine u shpërngul në Shtetet e Bashkuara dhe u bë krahu i djathtë i Jeffrey Epstein.

Princi Andrew nuk e ka mohuar asnjëherë miqësinë me Ghislaine Maxwell dhe faktin që ishte ajo që e prezantoi me Epstein.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094799995422363
array(1) { ["section"]=> string(153) "ghislaine-maxwell-ish-e-dashura-e-pedofilit-jeffrey-epstein-ka-vizituar-shpesh-shqiperine-qendroi-1-jave-ne-anije-e-ankoruar-ne-gjirin-e-butrintit-212730" }