Giampiero Ventura trajneri i ri i Italisë, Shqipëria shkon e qetë në Europian

Publikuar tek: sport, më 17:57 19-05-2016 Giampiero Ventura trajneri i ri i Italisë, Shqipëria shkon e qetë në Europian

Federata Italiane e Futbollit ka bërë zgjedhjen e saj për trajnerin që do të drejtojë ekipin në eleminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Presidenti Carlo Tavecchio ka preferuar Giampiero Ventura-n si zëvendësuesin e Antonio Conte-s në stolin e Kombëtares, njoftojnë mediat italiane.

Ndonëse asgjë nuk është zyrtare, mediat kanë publikuar edhe çmimin e kontratës që do të firmoset nga palët dhe që arrin në shifrën e 2 milion eurove.

Trajneri aktual i Torinos ka mposhtur në këtë garë italianin tjetër Gianni de Biasi-n, i cili drejton Shqipërinë që prej vitit 2011.

Me këtë zgjedhje të Italisë, Shqipëria shkon e qetë në Euro 2016 dhe me shpresën se De Biasi do të vazhdojë të qëndrojë te kuqezinjtë për eleminatoret e Botërorit, ndonëse shanset për kualifikim janë vërtetë shumë të vogla. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022786140441895
array(1) { ["section"]=> string(82) "giampiero-ventura-trajneri-i-ri-i-italise-shqiperia-shkon-e-qete-ne-europian-40931" }