Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka publikuar një fotografi në rrjetin social "Facebook" bashkë me ish trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi.
Sipas asaj që shkruan Pacolli, duket se De Biasi mund të drejtojë Kombëtaren e Kosovës. Për këtë ai do të bisedojë me presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri për të parë nëse kjo gjë mund të arrihet.
"Me mikun tim Gianin, heroin e gjithë shqiptarëve. De Biassi mu duk goxha i interesuar për ta drejtuar edhe Kosovën. Do të bisedoj me Vokrrin, ndoshta mund të bëhet diqka e bukur."
Kujtojmë që Pacolli është një bisnesmen tepër i fuqishëm ku pasuria e tij i kalon 400 milionë eurot.