Giovanni Quarisa, karabinieri më i vjetër në Itali mbush sot 110 vjeç

Publikuar tek: bota, më 16:52 24-08-2019 Giovanni Quarisa, karabinieri më i vjetër në Itali mbush sot 110 vjeç Giovanni Quarisa, karabinieri 110 vjeçar dhe zyrtare te Karabinierise italiane

Giovanni Quarisa, është karabinieri më i vjetër në historinë e Italisë moderne, i cili sot mbushi plot 110 vjeç.

Quarisa i lindur në 24 gusht 1909 në provincën e Treviso, iu bashkua ushtrisë dhe karabinierëve në moshën 20 vjeçare në vitin 1929 dhe në vitin 1941 mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore.

Giovanni Quarisa, ka arritur një rekord të trefishtë pasi ai është njëkohësisht njeriu më i vjetër në Europë, më i vjetër në Italisë dhe karabinierët më i vjetër i mbetur gjallë, transmeton newsbomb.al.

Në shtëpinë e tij në 24 gusht ai festoi ditëlindjen me të afërm, miq, disa drejtues lokalë të karabinierëve dhe ish-kryebashkiakun e qytetit të tij, Grappas. Quarisa ka dy vajza (Vilma dhe Mirella, ku vajza më e madhe është 79 vjeçe me katër nipëra dhe mbesa.

Në moshën 20 vjeçare në vitin 1929, Quarisa u bashkua me Karabinierët, ndërsa në vitin 1941 u largua për Luftën e Dytë Botërore dhe për dy vjet ai ishte i burgosur në Dubrovnik, transmeton newsbomb.al.

Nënsekretari i Minisitrisë së Mbrojtjes, Angelo Tofalo, me anë të një mesazhi e uroi Quarisën për ditëlindjen e tij të 110-të dhe si karabinierin më të vjetër të mbetur gjallë në Itali.

‘Faleminderit për atë që bëtë. Urimet më të mira Giovanni Quarisa, karabinieri më i vjetër në Itali’, shkroi Nënsekretari i Mbrojtjes Angelo Tofalo.

Quarisa gjithashtu pranoi urimet më të mira nga komandanti i përgjithshëm i karabinierëve, Giovanni Nistri, transmeton newsbomb.al.

‘Unë dëshiroj t'ju falënderoj për të gjitha ato që keni bërë për territoret tona, të cilat i keni shikuar fillimisht si karabinierë dhe tani e keni pasuruar me atë mençurinë tipike që vetëm mosha mund të na e japë’, ka shkruar komandanti i Përgjithshëm i karabinierëve, Giovanni Nistri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14559006690979
array(1) { ["section"]=> string(75) "giovanni-quarisa-karabinieri-me-i-vjeter-ne-itali-mbush-sot-110-vjec-176227" }