Gjakmarrja, Policia belgëve: Merrni zyrtarisht nga ne vërtetimet për fenomenin!!!!

Publikuar tek: aktualitet, më 15:33 22-01-2015 Gjakmarrja, Policia belgëve: Merrni zyrtarisht nga ne vërtetimet për fenomenin!!!! Saimir Tahiri dhe drejtori i Pergjithshem i Policise, Artan Didi

Një takim i drejtuesit të policisë së Shkodrës me autoritete belge, zhvilluar pak ditë më parë, duket se ka shpëtuar nga vëmendja e medias. Por, numri një i policisë së qarkut të Shkodrës, Shaban Nexhi, ndoshta i paudhëzuar nga Ministria e Brendshme, duket se ka bërë një “gafë”. Meqënëse problemi i azilkërkuesve, për Belgjikën, është kthyer në një problem, këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e autoriteteteve shqiptare,

“Në rast të shqyrtimit të vërtetimeve me bazë gjakmarrjen, vërtetimet të merren në rrugë zyrtare nga institucionet shqiptare, e të mos pranohen të sjella dorazi nga aplikuesit” ka thënë drejtori i Policisë Shaban Nexhi, siç raporton gazeta “Panorama”.

Ajo që ndoshta duhet të na sqarojë ministria e Brendshme, është se cili institucion shqiptar jep një vërtetim për gjakmarrjen, në rrugë zyrtare. Kjo do të thotë se ministria e pranon fenomenin e njerëzve që janë në gjak, dhe nuk ka forcë ligjore e zbatuese për të nxjerrë njerëzit e ngujuar. Nëse ndodh kjo, është hera e parë që strukturat e pranojnë një gjë të tillë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Naftën në Shqipëri e paguajmë 20% më pak
Kokaina, Gjykata lë në burg 4 anëtarët e dyshuar të grupit »
Article Logic
Execution time: 0.01216197013855
array(1) { ["section"]=> string(81) "gjakmarrja-policia-belgeve-merrni-zyrtarisht-nga-ne-vertetimet-per-fenomenin-1200" }