Gjakmarrja trondit edhe në vitin 2020, zhduket 21 vjeçari, nëna mes lotësh: Doli për kafe me shokët, dyshoj se ata e çuan te hasmi (POLICIA KA DYSHIME TË TJERA)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:44 14-08-2020 Gjakmarrja trondit edhe në vitin 2020, zhduket 21 vjeçari, nëna mes lotësh: Doli për kafe me shokët, dyshoj se ata e çuan te hasmi (POLICIA KA DYSHIME TË TJERA) Ne foto Arben Lleshi

Një histori tronditëse gjakmarrjeje në Burrel ku një nënë ka denoncuar zhdukjen prej dhjetë ditësh të djalit të saj 21-vjeçar, Klevis Lleshi.

Nëna e tij, Fatbardha Lleshi prej 10 ditësh nuk ka asnjë kontakt me të birin i cili siç thotë ajo, doli për kafe me shokët.

“Doli për kafe me shokët 10 ditë më parë dhe dyshoj se shokët e kanë çuar te hasmi. Në jemi në gjakmarrje me familjen Hoxha”, shprehet Fatbardha Lleshi teksa thotë se Policia e Burrelit nuk i  ka dhënë asnjë përgjigje për zhdukjen e djalit. Familja Lleshi është në hasmëri prej vitesh me familjen Hoxha.

Klevisit i është vrarë babai në 2013 për gjakmarrje dhe xhaxhai në 2016, në derën e shtëpisë.

Po ashtu në 2016-ën të riut i është zhdukur edhe kushëriri pa gjurmë.

Shkak i gjithë këtyre tragjedive, është bërë vrasja dhe djegia në makinë e Afrim Hoxhes në vitin 2012, në Britani. Për vrasjen e tij është dënuar me burg përjetë Arben Lleshi. 

Nga ana tjetër vetë Klevis Lleshi  ishte në kërkim nga policia pasi kishte kanosur për ta vrarë Mariglen Hotin.

Por nëna e tij Fatbardha thotë se ai kishte ajo i kishte kërkuar të vetëdorëzohej në Polici por ai nuk kishte pranuar.

Prej datës 2 gusht ajo thotë se nuk ka asnjë lajm nga i biri ndërsa zyrtarët e policisë dyshojnë se Fatbardha Lleshi ka bërë denoncim të rremë, me qëllim që ta ndihmojë të birin t’i fshihet drejtësisë.

Pritet më tej një hetim i thelluar dhe një njoftim i plotë nga ana e policisë që do mund të hidhte dritë mbi ngjarjen dhe zhdukjen e të riut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011790990829468
array(1) { ["section"]=> string(161) "gjakmarrja-trondit-edhe-ne-vitin-2020-zhduket-21-vjecari-nena-mes-lotesh-doli-per-kafe-me-shoket-dyshoj-se-ata-e-cuan-te-hasmi-policia-ka-dyshime-te-tjera-217133" }