Gjashtë viktima nga Covid, rritet ndjeshëm numri i rasteve në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 15:18 20-01-2021 Gjashtë viktima nga Covid, rritet ndjeshëm numri i rasteve në Kosovë

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1.683 persona, prej të cilëve rezultojnë 320 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.324.

Deri më tani në Kosovë 1.426 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuare ka shkuar në 56.732.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet e 14 shkurtit, KQZ ndalon Albin Kurtin dhe 46 kandidatë të tjerë: S’mund të garojnë për deputetë
»
Article Logic
Execution time: 0.01164984703064
array(1) { ["section"]=> string(74) "gjashte-viktima-nga-covid-rritet-ndjeshem-numri-i-rasteve-ne-kosove-235714" }