Gjashtë vite e gjysmë nuk dihet asgjë për SCHUMACHER, shokon presidenti i FIA-s: Pamë bashkë garën e Gjermanisë

Publikuar tek: sport, më 19:09 31-07-2019 Gjashtë vite e gjysmë nuk dihet asgjë për SCHUMACHER, shokon presidenti i FIA-s: Pamë bashkë garën e Gjermanisë Michael Schumacher me bashkëshorten Corinna para aksidentit

Presidenti i  FIA-s dhe ish-bashkëpunëtori i 7-herë kampionit të botës Michael Schumacher Jean Todt dha informacione për gjendjen shëndetsore të ish-pilotit gjerman. Në një prononcim për “Radio Monte Carlo”, francezi rrëfeu se pa bashkë me Schumacherin garën e fundjavës të Formula 1 në Hockenheim të Gjermanisë.

“Jam shumë i kujdesshëm me deklaratat e mia, por është e vërtetë. Unë pashë garën ( e Hockenhemit) me Schumacherin në shtëpinë e tij në Zvicër. Michael është në duar të sigurta dhe po mbahet nën kujdes të madh në shtëpinë e tij. Ai nuk heq dorë dhe do të vazhdojë të luftojë”, u shpreh Todt, raporton newsbomb.al.

Gjashtë vite e gjysmë më parë, ish-piloti legjendar i Formula 1 pësoi një aksident të rëndë në alpet e Zvicrës duke përplasur kokën pas një shkëmbi. Ai ka qëndruar në koma për një kohë të gjatë, por deri më sot familja e tij nuk ka dhënë informacione për gjendjen shëndetsore të Michael.

Ai po mbahet nën trajtim të rreptë mjekësor në shtëpinë e tij në Gjeneva të Zvicrës që prej vitit 2014.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083019733428955
array(1) { ["section"]=> string(116) "gjashte-vite-e-gjysme-nuk-dihet-asgje-per-schumacher-shokon-presidenti-i-fia-s-pame-bashke-garen-e-gjermanise-173975" }