Gjashtë vite në kampin Al-Hol, kthehen në atdhe 4 fëmijët dhe nëna shqiptare, Rama: Kemi identifikuar të tjerët, procesi është i ndërlikuar (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 13:43 27-10-2020 Gjashtë vite në kampin Al-Hol, kthehen në atdhe 4 fëmijët dhe nëna shqiptare, Rama: Kemi identifikuar të tjerët, procesi është i ndërlikuar (VIDEO)

Kanë mbërritur në atdhe katër fëmijë dhe një grua që prej 6 vitesh ndodheshin në Siri.

Falë operacionit të Gjysmëhënës Siriane fëmijët dhe gruaja shqiptare u evakuuan nga kampi Al-Hol ku ndodhen qindra-mijëra të strehuar pas rënies së Shtetit Islamik.

Nga kampi u nxor Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar, Emel e Hatixhe dhe Endri Dumani.

Në Shqipëri, përmes Rinasit, fëmijët i ka shoqëruar nga Libani kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe këshilltari Endri Fuga.

“Është një arsye e pazakonshme. Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar. Fatmirësisht të suksesshëm, ajo që është më e rëndësishme, tani kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë, fëmijët e tjerë janë identifikuar. Besoj se më herët se vonë do të kthejmë edhe pjesën tjetër në Shqipëri”, deklaroi kryeministri Rama porsa zbriti nga avioni i “Air Albania”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëshmoi kundër Metës, Presidenca kërkon IZOLIMIN e MENJËHERSHËM të gazetarit: Të tregojë urdhëruesit ose…(E PLOTË)
Rama i prerë për Venecian: Parlamenti nuk pret asnjë sekondë, nuk futemi në spiralen e ekstremistit Ilir Meta »
Article Logic
Execution time: 0.0135338306427
array(1) { ["section"]=> string(148) "gjashte-vite-ne-kampin-al-hol-kthehen-ne-atdhe-4-femijet-dhe-nena-shqiptare-rama-kemi-identifikuar-te-tjeret-procesi-eshte-i-nderlikuar-video-225352" }