Gjatë pandemisë u kap sasi rekord kokaine në Honduras

Publikuar tek: bota, më 19:33 14-08-2020 Gjatë pandemisë u kap sasi rekord kokaine në Honduras

Dy ngarkesa të mëdha me kokainë u kapën gjatë periudhës së pandemisë në Honduras.

Hondurasi është një një aks i rëndësishëm i prodhimit dhe shpërndarjes së kokainës në të gjithë botën.

Forcat e Armatosura të Hondurasit arritën të kapin një sasi prej 806 kilogram kokainë në mes të korrikut, në një aeroplan të vogël privat që u ul në një aeroport në zonën e bregut perëndimor të quajtur La Mosquitia.

Vetëm një javë më pas, po në të njëjtën zonë u kap një tjetër sasi prej 900 kilogram kokainë, këtë herë në një varkë.

Forcat e sigurisë thonë se gjatë gjysmës së parë të vitit kanë arritur të bllokojnë 2.24 ton kokainë, thuajse aq sa u kap gjatë gjithë vitit të kaluar.

Mediat ndërkombëtare thonë se lufta ndaj kokainës në Honduras mbetet tepër e vështirë, për shkak se autoritetet janë të korruptuar deri në nivelet më të larta.

Vitin e kaluar, vëllai i presidentit aktual Juan Orlando Hernandez, Juan Antonio Hernandez, i njohur edhe si Tony, u dënua në SHBA për trafik ndërkombëtar të drogës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099458694458008
array(1) { ["section"]=> string(60) "gjate-pandemise-u-kap-sasi-rekord-kokaine-ne-honduras-217157" }