'Gjatë turnit nuk ha as nuk pi, më shpëton urina në mbathje, por vazhdoj punën', Conte i përgjigjet letrës së infermieres italiane

Publikuar tek: rajon, më 16:31 26-03-2020 'Gjatë turnit nuk ha as nuk pi, më shpëton urina në mbathje, por vazhdoj punën', Conte i përgjigjet letrës së infermieres italiane

Infermierja italiane Michaela Venturi, para një jave shkruajti një letër të hapur drejtuar kryeministrit Conte.

Në letrën e saj Michaela shkruan “Puna ime vlen më shumë se 100 euro”, duke iu referuar shifrës së propozuar nga Conte për shpërblim për muajin mars.

“E dini Zoti kryeministër Conte, unë gjatë turneve të mia nuk shkoj në tualet sepse kam frikë që me një gjest të gabuar të shkaktuar nga lodhja e punës e mungesa e ujit dhe ushqimit, unë mund të infektohem e të infektoj edhe të tjerë. Dhe ndonjëherë më shpëton ndonjë pikë urine në mbathje por gjithsesi qëndroj në këmbë të bëj punen time dhe nuk dorëzohem. E dini Zoti kryeministër Conte, gjatë turneve të mia mbaj dhe përdor veshjen DPI sepse pavarësisht së të lëndon, kam frikë që vetëm duke spostuar syzet apo maskën ose duke hequr palen e parë të dorezave shkakton dhimbje të padurueshme në fytyrë dhe në duar, unë mund të infektohem dhe të infektoj njerëz të tjerë të këtij shteti. Dhe atëherë ndodh që më kapin momente dëshpërimi dhe më mbushen sytë me lot…”, shkruante ndër të tjera infermierja.

Ndërkohë kryeministri Conte dje tha se donte të falënderonte përpjekjet dhe angazhimin me të cilin përballen punonjësit e shëndetit dhe mjekët ditët e fundit.

Më pas ai citoi letrën nga infermierja nga Senigallia, e cila tregon për luftën e saj kundër “virusit të mallkuar” me turne që shkojnë nga 7 deri në 10 orë, të ushqyerjes së keqe për shkak të stresit të tepruar dhe frikës së saj.

“Michela, e them këtë në emër të qeverisë, por jam i sigurt që të gjithë anëtarët e Parlamentit do ta gjejnë veten në këtë premtim, ne nuk do t’ju harrojmë, këto ditë kaq të rrezikshme dhe aq stresuese“, tha Conte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087039470672607
array(1) { ["section"]=> string(123) "gjate-turnit-nuk-ha-as-nuk-pi-me-shpeton-urina-ne-mbathje-por-vazhdoj-punen-conte-i-pergjigjet-letres-se-infermieres-200171" }