“Gjëegjëza” e Blushit për Ramën: Nëse babai është Shqipëria, me sa mama është martuar babai?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:39 11-03-2016 “Gjëegjëza” e Blushit për Ramën: Nëse babai është Shqipëria, me sa mama është martuar babai?

Deputeti Ben Blushi ka ironizuar kryetarin e tij, Edi Ramën, për deklaratën e këtij të fundit se të zgjedhësh mes Shqipërisë dhe partisë është njësoj si pyetja kë do më shumë mamanë apo babain.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Blushi e ka quajtur të pavënd dhe një lapsus të kryeministrit këtë krahasim.

Sipas Blushit, nëse do t’i qëndrojmë këtij krahasimi të Ramës dhe të pretendojmë se babai është Shqipëria dhe mamaja partia, atëherë me sa mama është martuar babai, në kushtet kur në Shqipëri ka më shumë se 50 parti.

Jo një gjëegjëzë e vështirë për t’u zgjidhur gjithsesi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026098966598511
array(1) { ["section"]=> string(93) "gjeegjeza-e-blushit-per-ramen-nese-babai-eshte-shqiperia-me-sa-mama-eshte-martuar-babai-34867" }