Gjen portofolin me 2 500 euro brenda, AVNIU bën gjestin fisnik! "Ajo më tha..." (RRËFIMI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:39 09-04-2018 Gjen portofolin me 2 500 euro brenda, AVNIU bën gjestin fisnik! Kuleta

Një gjest fisnik që e ka nderuar dhe e ka bërë të famshëm për mirë qytetarin nga Kramoviku i Rahovecit.

Avni Thaçi, të martën kishte dalë për ca punë të tij në Gjakovë dhe afër stacionit të autobusëve kishte hasur në një kuletë të cilën ka vendosur t’ia kthejë të zonjës. Se si ka ndodhur gjithçka Avniu, e ka rrëfyer kështu:

“Rreth orës 11 :00 duke u kthyer prej Gjakovës në Stacion të Autobusëve kam hasur në një kuletë, ngjyrë e kaltër. Aty zakonisht ka lëvizje shumë të mëdha të njerëzve por fati ka dashtë që unë me e gjetë. Në momentin e parë që e hapa xhepin e parë, kam hasë me një shumë të madhe të parave: katër 500- she menjëherë, pesë 100-she, një 50-she, dhjetëshe, gjithsej 2576 euro e 70 cent. Shikova rrotull mos është ndonjë kamerë e fshehur se nuk më ka rastisur asnjëherë me gjetë asnjë cent. E pashë që njerëzit lëviznin normalisht si çdo ditë. Mendova çka me bo me këto pare . Nga pamundësia që ta takoj personin personalisht edhe që t’ia jap vetë kuletën u desht me thirrë Policinë. Fillova e dhashë deklaratën. Aty kam fillu të ndihem krenar sepse gjithë stafi i Policisë ka ardhë dhe më ka përshëndetë edhe përgëzu për gjestin që e kam ba”, ka rrëfyer Avniu për ‘kallxo.com’ ndërsa është ndalur edhe te momenti kur e zonja e portofolit e ka marrë në dorë, bashkë me paratë.

“Në momentin që jemi taku e kam pyetur se a është gjithçka në kuletë si para se me ju humbë e ajo ma konfirmoi që është gjithçka në rregull e nuk mungon asnjë cent. Zonja vetëm sa kishte ardhur nga Austria. Ajo më tha : Po më vjen mirë që paska hala njerëz si ti në Kosovë”, ka përfunduar Avniu rrëfimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO-DENONCIMI: Shikoni si klientela e Ramës po helmon banorët
Montazhi që po bën xhiron e rrjetit e ka ngatërruar të madh e të vogël, ish deputeti: Ky bastard tall b**** »
Article Logic
Execution time: 0.005302906036377
array(1) { ["section"]=> string(87) "gjen-portofolin-me-2-500-euro-brenda-avniu-ben-gjestin-fisnik-ajo-me-tha-rrefimi-116258" }