Një sasi rekord kanabis sativa është zbuluar ditën e sotme në Orikum të Vlorës.
Sipas informacioneve rreth 30 thasë lëndë narkotike u gjendën pranë bregdetit, ndërkohë që një pjesë e saj u gjet në një makinë.
Grupet hetimore kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur identifikimin e shpërndarësve, ndërkohë që dyshohet se kanabisi do të nisej drejt Italisë nëpërmjet detit.