Gjenden 72 kile drogë brenda tunelit, hetohen 2 shtetas (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:55 20-05-2017 Gjenden 72 kile drogë brenda tunelit, hetohen 2 shtetas (VIDEO)

Skrapar- Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, sekuestrohen 72 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe nisin hetimet për dy shtetas.

Burime nga policia bëjnë me dije se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, kanë marrë informacion se në fashatin Stror, Skrapar, fshihet lëndë narkotike.

Menjëherë u organizua puna dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në këtë zonë u konstatua se:

Në një tunel, në pyllin e fashatit Stror, janë gjetur të braktisura 72 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Strukturat e Policisë Berat kanë filluar hetimet për dy nga banorët e zonës, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të dituar gjeneralitetet e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.


Droga by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U gjetën armë dhe 86 kg Cannabis, arrestohen në flagrancë dy vëllezërit nga Fieri (EMRAT)
Prostituonin kundrejt 3000 lekëve, arrestohen në flagrancë brenda banesës 2 meshkuj dhe 2 femra »
Article Logic
Execution time: 0.0095629692077637
array(1) { ["section"]=> string(66) "gjenden-72-kile-droge-brenda-tunelit-hetohen-2-shtetas-video-79306" }