Gjenden 8 trupa të vdekur në një kamion në SHBA

Publikuar tek: bota, më 06:18 24-07-2017 Gjenden 8 trupa të vdekur në një kamion në SHBA

Në një vendparkim të një zinxhiri të dyqaneve në San Antonio, shtetin federal amerikan Teksas, në një rimorkio kamioni janë gjetur kufomat e tetë personave, ndërsa autoritetet konsiderojnë se bëhet fjalë për një rast me trafikim të qenieve njerëzore.

Në kamionin, ku nuk funksiononte sistemi i ajrit të kondicionuar, janë gjetur edhe disa persona dhe të gjithë janë shtruae në spital, njoftuan ekipet zjarrfikëse.

Një person nga kamioni iu afrua një të punësuari në “Walmart” dhe prej tij kërkoi ujë, të cilën ia solli. Punonjësi më pas thirri policinë e cila pas mbërritjes në vendin e ngjarjes në rimorkio gjeti tetë kufoma, tregoi kryeshefi i policisë William McManus, shkruan AA.

McManus theksoi se bëhet fjalë për vepër penale tregti me njerëz, ndërsa rastin e quajti “tragjedi të madhe”.

Shoferi, identiteti i të cilit nuk u zbulua, është arrestuar ndërsa në hetim është përfshirë edhe shërbimi amerikan për siguri të brendshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një i vdekur nga sulmi me armë ndaj ambasadës izraelite në Jordani
Sulm terrorist në Zvicër? 5 të plagosur me sharrë elektrike »
Article Logic
Execution time: 0.01024603843689
array(1) { ["section"]=> string(53) "gjenden-8-trupa-te-vdekur-ne-nje-kamion-ne-shba-87122" }