Gjenden mbetjet e avionit egjiptian, që u rrëzua dje në Mesdhe me 66 vetë në bord

Publikuar tek: bota, më 11:22 20-05-2016 Gjenden mbetjet e avionit egjiptian, që u rrëzua dje në Mesdhe me 66 vetë në bord

Gjenden mbetjet e avionit egjiptian që u rrësua dje në Mesdhe, me 66 persona në bord. Udhëtimi që nisi nga Parisi për në Kajro, përfundoi tragjikisht.

Autoritetet janë duke kërkuar për kutinë e zezë, e cila do japë të dhëna të sakta për çfarë e rrëzoi avionin, nëse ishte një gabim njerëzor i pilotëve, apo akt terrorist.

Sulmi terrorist është një pistë për rrëzimin e avionit, dëshmojnë ekspertët.

Avioni fluturonte në linjën Paris-Kajro dhe u zhduk në hapësirën egjiptiane mbi Mesdhe. Pista kryesore është ajo e rrëmbimit të avionit nga terroristët, por nuk përjashtohet edhe ndonjë gabim në pilotim/

Lajmi për rrëzimin u konfirmua nga linja ajrore.Pilotët e nisën nga Parisi në orën 23:09 drejt Kajros dhe është përplasur rreth orës 02:45 në ishullin Karpatos në Greqi.

Në bord 66 persona, mes të cilëve 8 ishin të ekuipazhit, deri më tani mësohet se në bord ishin 30 egjiptianë, 15 francezë, 1 anglez, 1 belg, 1 irakian.

Avioni kishte 12 vjet i prodhuar dhe mbante numrin A320-232. Avioni i kompanisë ''EgyptAir'' kishte 40 minuta në fluturim, kur shkëputi lidhjen me qendrën e kontrollit.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10387110710144
array(1) { ["section"]=> string(86) "gjenden-mbetjet-e-avionit-egjiptian-qe-u-rrezua-dje-ne-mesdhe-me-66-vete-ne-bord-40998" }