Gjenden në Spanjë 20 mijë uniforma të Shtetit Islamik

Publikuar tek: bota, më 00:35 05-03-2016 Gjenden në Spanjë 20 mijë uniforma të Shtetit Islamik

Ky është momenti i zbulimit të 20 mijë uniformave ushtarake, që dyshohet se do të përdoreshin nga luftëtarët e Shtetit Islamik dhe frontit Al Nusra.

Ato janë sekuestruar nga policia spanjolle gjatë kontrolleve rutine në dy porte në qytetet Valencia dhe Algecira dhe ishin fshehur mes veshjeve të përdorura në tre kontejnerë.

Por autoritetet vendase jo vetëm qe e dhanë lajmin thuajse një muaj pas sekuestrimit, nuk bënë të ditur se ku ishin prodhuar dhe nga vinin këto uniforma. Përveç shqetësimit se me to mund të vishej një ushtri e tërë xhihadistësh, ministria e Rendit është treguar e rezervuar për detaje të tjera.

Operacioni është zhvilluar në datën 7 shkurt, kohë kur u arrestuan shtatë persona për mbështetje logjistike dhe financiare ndaj ISIS, pasi u zbuluan edhe armë e materiale për prodhimin e bombave. Dyshohet se të arrestuarit mund të kenë pasur lidhje me ngarkesën. Pese prej tyre ishin spanjollë me origjinë siriane, jordaneze dhe marokene, ndërsa dy shtetas sirian dhe maroken. Një pjesë e madhe e luftëtareve te ISIS vijnë nga Afrika Veriore, veçanërisht nga vende si Tunizia dhe Maroku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022048950195312
array(1) { ["section"]=> string(59) "gjenden-ne-spanje-20-mije-uniforma-te-shtetit-islamik-34260" }