Gjendet 15 vjeçarja nga Fieri: Nuk më rrëmbyen, u largova me një...

Publikuar tek: aktualitet, më 15:20 22-05-2019 Gjendet 15 vjeçarja nga Fieri: Nuk më rrëmbyen, u largova me një... Prinderit e 15 vjecares

Është gjendur 15 vjeçarja nga Fieri, për të cilën prindërit e saj pretendonin se ishte rrëmbyer.

 Mësohet se adoleshentja Jurgena Xhelili ndodhet në komisariatin e policisë së Beratit.

Ajo ka sqaruar se nuk e ka rrëmbyer askush por është larguar nga shtëpia me dëshirën e saj me një djalë.

Ndërkohë sipas familjarëve policia nuk i ka lejuar ta takojnë 15-vjecaren, e cila i përket komunitetit rom.

Jurgena Xhelili ishte larguar nga banesa që prej mëngjesit të ditës së djeshme.

Njoftimi i policise:

Sot në datën 22.05.2019, në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi Sh.Xh, 50 vjeç, për largim nga banesa të vajzës së tij 15 vjeçare.

Pas marrjes së kallzimit, policia ka nisur kërkimet ku në bashkëpunim me Policinë e Beratit vajza është gjetur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat. Nga deklarimet e para, 15 vjeçarja deklaron se ka ikur me dëshirën e saj për tu martuar në Berat.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021416902542114
array(1) { ["section"]=> string(69) "gjendet-15-vjecarja-nga-fieri-nuk-me-rrembyen-u-largova-me-nje-165292" }