Gjendet anija e famshme TITANIK, dalin filmimet nga fundi i oqeanit

Publikuar tek: bota, më 08:15 23-08-2019 Gjendet anija e famshme TITANIK, dalin filmimet nga fundi i oqeanit

Pas 14 vitesh përpjekjesh, një grup zhytësish kanë arritur të gjejnë anijen e famshme të Titanikut.

Janë bërë 5 zhytje në Triton 70 milje në jug të Newfoundland, Kanada, ndërsa më në fund janë arritur të gjenden mbetje të anijes, që sipas ekspertëve qendrojnë aty të paprekura.

Një ekip ekspertësh, shkencëtarësh dhe një përfaqësues i Oqeanit Kombëtar dhe Administratës Atmosferike kapën pamjet e rrënojave 107-vjeçare.

Pamjet 4K bëjnë të mundur që të shihen rrënojat në teknologjinë reale dhe atë virtuale, shkruan CNN, transmeton Newsbomb.al. 

Ky filmim është bërë në funksion të Produksionit Atlantik, i cili po përgatit një dokumentar, ku do të tregojë efektet e gërryerjes nga kripa, bakteret nën det që konsumojnë metale dhe mënyrën se si është kalbur dhe tretur anija.

Anija u fundos në vitin 1912, ku  vdiqën 1.517 persona nga 2.223 të pranishëm në bord.

190822114005-01-titanic-2019-exlarge-169.jpg

ooaooa.jpg

140416103739-casarez-titanic-mh370-search-comparison-00001917-story-body.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071449279785156
array(1) { ["section"]=> string(73) "gjendet-anija-e-famshme-titanik-dalin-filmimet-nga-fundi-i-oqeanit-176086" }