Gjendet avioni në Alpe, asnjë gjurmë të pilotit

Publikuar tek: bota, më 20:50 30-08-2016 Gjendet avioni në Alpe, asnjë gjurmë të pilotit

Aeroplani ushtarak F/A-18 i humbur ditën e djeshme është gjetur sot në regjionin Sustenpass.

 

Lajmin e ka bërë të ditur sot një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Zvicrës.

Ende nuk jepen të dhëna nëse piloti i këtij avionit i ka mbijetuar rrëzimin ose jo. Është paralajmëruar se në pasditen e sotme do të jepen informata më të hollësishme lidhur me aksidentin.

Vendi ku është gjetur fluturakja është në një terren shumë të vështirë për kalim, në lartësinë mbidetare prej rreth 3000 metrave, njofton srf.ch.

Avioni F/A-18 kishte nisur fluturimin e tij për qëllime trajnimi pasditen e të hënës në Meiringen të Kantonit të Bernës. Vetëm pak më vonë është ndërprerë çdo kontakt i pilotit me qendrën kontrolluese.

Tre helikopterë janë angazhuar në fushatën për kërkimin e aeroplanit të humbur dhe 19 specialistë për terrene malore kanë marrë pjesë në kërkim, duke kontrolluar terrenin në këmbë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjimnazisti hakon webfaqen e Presidentit, poston mesazh për shtyrjen e datës së provimit
Ja si duken nga hapësira dy uraganët e frikshëm që kërcënojnë Havain (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.01111912727356
array(1) { ["section"]=> string(52) "gjendet-avioni-ne-alpe-asnje-gjurme-te-pilotit-51359" }