Gjendet BMW e djegur në Krujë, dyshime se është përdorur në krim

Publikuar tek: aktualitet, më 11:01 20-02-2015 Gjendet BMW e djegur në Krujë, dyshime se është përdorur në krim

Makina që është gjendur sot e djegur në luginën e lumit Ishëm dyshohet se mund të jetë përdorur nga kriminelët për akte kriminale. Dyshimet vijnë nga vetë policia, e cila është duke hetuar rreth këtij mjeti të dyshimtë.

Makina tip ‘’BMW’’ është gjetur pa targa, gjë që rrit më shumë dyshimet. Por ajo që zgjeron më shumë rrethin e hetimit për ngjarjen, është edhe djegia e makinës, e cila dyshohet të jetë bërë nga autorët.

Policia ende nuk e ka lidhur makinën me ndonjë ngjarje konkrete dhe deri më tani ka deklaruar se ka dyshime të forta që BMW-ja të jetë përfshirë nga kriminelët në ndonjë krim. Makina u dogj pranë fshatit Larushk.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria në Milano me panairin e Turizmit, stenda vlerësohet nga të huajt
Vidhet për skrap ura 4 pas Tunelit të Elbasanit, asnjë polic deri tani në vendngjarje »
Article Logic
Execution time: 0.012766122817993
array(1) { ["section"]=> string(68) "gjendet-bmw-e-djegur-ne-kruje-dyshime-se-eshte-perdorur-ne-krim-3921" }