Gjendet e vdekur në pishinë vajza e miliarderes së njohur

Publikuar tek: bota, më 15:47 14-08-2019 Gjendet e vdekur në pishinë vajza e miliarderes së njohur

Një 18-vjeçare është gjetur e vdekur në një pishinë në vilën e familjes së saj në Majorca, Spanjë.

Josie Clacher vdiq të martën në mëngjes në qytetin Alaro, të Majorcas ku po qëndronte me miqtë dhe familjen.

Sipas mediave të huaja Josie, është vajza e Rachel Clacher, multimiliarderes britanike, bashkëthemeluese e firmës telefonike me bazë në Wrexham, “Moneypenny”.

"Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shkatërruar nga ky lajm tragjik dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjen në këtë kohë tragjike", ka thënë kompania.

Ndërkaq, shkaqet e vdekjes së të resë janë ende të paqarta.

oaoaaaaaaa.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071179866790771
array(1) { ["section"]=> string(64) "gjendet-e-vdekur-ne-pishine-vajza-e-miliarderes-se-njohur-175322" }