Gjendet e vdekur në tualetin e shkollës nxënësja 17 vjeçare

Publikuar tek: aktualitet, më 15:25 06-04-2017 Gjendet e vdekur në tualetin e shkollës nxënësja 17 vjeçare Qendra Sociale \"Murialdo\", Fier

Një vajzë 17-vjeçare është gjetur e pajetë në tualetin e shkollës profesionale “Murialdo” në qytetin e Fierit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ndërsa shkaqet e humbjes së jetës janë ende të paqarta.

Nxënësja është identifikuar si Ana Rina, e cila stuidionte në degën Dizajn në qendrën sociale “Murialdo”. Sipas policisë ajo hyri në tualetin e shkollës por u vonua për një kohë të gjatë, çka shqetësoi mësuesit dhe nxënësit e tjerë, të cilët e gjetën të pajetë në dysheme.

Informacion paraprak nga Policia e Fierit:

Më datë 06.03.2017, ora 14:40, njoftohemi se në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar e vdekur nxënësja A.R, 17 vjeç, nxënëse e shkollës profesionale "Murialdo".

Nga hetimi paraprak i ngjarjes rezulton se nxënësja A.R ka shkuar në tualetin e shkollës dhe nuk ka dalë prej andej për një kohë të gjatë.

Më pas kanë shkuar për kontroll personeli i shkollës dhe disa nga shokët e klasës dhe rreth orës 14:25 e kanë gjetur nxënësen të shtrirë në dyshemenë e tualetit, kanë lajmëruar ambulancën dhe e kanë nisur për në spital.

Nga kqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune në trup. Paraprakisht dyshohet për helmim ose problem shëndetësor. Po bëhet kqyrja nga mjeku ligjor për të dalë në konkluzionin e shkakut të vdekjes. Hetimet vazhdojnë për sqarimin e rethanave të kësaj ngjarje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, arrestohen 4 tutore femra, 7 të proceduar (SKEMA: SI FUNKSIONONTE GRUPI)
Zbardhen detaje / U gjet e pajetë në shkollë, 17-vjeçarja ishte vizituar në spital, mjekët i thanë “s’ke gjë” »
Article Logic
Execution time: 0.011219024658203
array(1) { ["section"]=> string(65) "gjendet-e-vdekur-ne-tualetin-e-shkolles-nxenesja-17-vjecare-74310" }