I ftohti vazhdon të shënojë viktima.
Para pak minutash është gjetur e vdekur në banesën e saj në qytetin e Durrësit një grua, 67 vjeçe, ideniteteti i së cilës s’bëhet ende me dije. Sipas raportimeve të para, gruaja ka ndërruar jetë që para tre ditësh.
Asaj nuk i është gjetur asnjë mjet ngrohës në banesë ndërsa mësohet se ishte e divorcuar dhe jetonte e vetme. Trupi i 67-vjeçares u gjet nga shërbimi zjarrfikës pas një telefonate të djalit të të ndjerës. I biri ishte munduar të klontaktonte me të ëmën por pasi ajo nuk u përgjigj ai telefonoi shërbimin zjarrfikës.
Arrin në gjashtë kështu bilanci i viktimave në vend si pasojë e të ftohtit.