Gjendet e vdekur regjisorja shqiptare, policia jep detajet e para

Publikuar tek: rajon, më 12:57 13-11-2019 Gjendet e vdekur regjisorja shqiptare, policia jep detajet e para Arzana Kraja

Është gjetur e vdekur në një lagje të Prishtinës, regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Lajmin për vdekjen e regjisores ka konfirmuar Koha.net, ndërkohë që policia njoftoi:

Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore’ thuhet në përgjigjen e policisë.

Kraja, ishte regjisore e filmit ‘Fusha e mëllenjave’, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 të PriFest.

Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja.

“Fusha e mëllenjave” ishte pretendent për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit ‘Berlinale’.

Arzana Kraja ishte skenariste dhe regjisore edhe e filmit të metrazhit të shkurtër Shkurta'.

Screenshot_17-26-800x450.png

Regjisorja gjatë takimit në Kosovë me këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025240898132324
array(1) { ["section"]=> string(71) "gjendet-e-vdekur-regjisorja-shqiptare-policia-jep-detajet-e-para-185740" }