Tiranë-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjeç Kodër, në Prezë ku një 55 vjeçare është gjetur e vetëvarur në oborrin e shtëpisë.
Policia bën me dije se sot rreth orës 05:30 të mëngjesit, në fshatin Gjeç Kodër, Prezë, në oborrin e banesës është gjetur e vetëvarur shtetasia L. A., 55 vjeçe.
Nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.