Gjendet e vrarë diplomatja e huaj

Publikuar tek: bota, më 19:25 17-12-2017 Gjendet e vrarë diplomatja e huaj

Diplomatja britanike Rebecca Dyke është gjetur e vrarë ditën e sotme në kryeqytetin e Libanit, Beirut.

Dyke punonte në ambasadën e Britanisë së Madhe në Beirut të Libanit. Trupi i pajetë i saj u gjet në metronë “Metn expressway” të kryeqytetit.

Autoritetet libaneze kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë. Sipas televizionit lokal “Al Jadeed TV”, Dyke, e cila ishte te të 30-at, është përdhunuar dhe më pas vrarë.

Sipas profilit në LinkedIn, ajo ishte një Menaxhere  ePolitikave dhe Menaxhere e Programeve që merrej me çështjet ndërkombëtare.

Familja e saj është tronditur nga ngajrja e rëndë. /Newsbomb.al

sdgf3eghe45h45hy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarri shkrumbon Pagodën më të lartë në Azi (Foto)
Ujk apo ari? Kafsha misterioze që po çmend internetin (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.0090420246124268
array(1) { ["section"]=> string(40) "gjendet-e-vrare-diplomatja-e-huaj-103426" }