Gjendet GPS më i vjetër në botë, para 514 vjetësh ishte fundosur me anijen

Publikuar tek: bota, më 06:44 26-10-2017 Gjendet GPS më i vjetër në botë, para 514 vjetësh ishte fundosur me anijen

Në ekspeditën tek Omani është gjetur një anije portugeze e fundosur në vitin 1503.

Aty është gjetur edhe astrolabi, instrument i navigacionit, i cili është më i vjetri i këtij lloji.    

Në pjesët e mbetura të anijes që është fundosur para 514 vjetësh, hulumtuesit gjetën objektin për të cilin besohet se është instrumenti më i vjetër në botë, ndërsa detarët e kishin përdorur për të matur pozitën e tyre gjatë udhëtimeve.

Astrolabi është gjetur në anijen Esmeralda, e cila ishte fundosur në Oqeanin Indian, shkruan infosot. Në tragjedi kishte humbur jetën e gjithë ekuipazhi, përfshirë edhe kapitenin, i cili ishte daja i Vasco da Gama. 

Shkencëtarët nga Universiteti Warwick kanë analizuar instrumentin dhe zbuluan prerje për të përcaktuar pozitën e Diellit.

Besohet se astrolabi është krijuar ndërmjet viteve 1495-1500.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një i vdekur nga shpërthimi në Ukrainë, mbetet i lënduar edhe një deputet
Instagram vjen me një risi që do t’ju bëjë mos ta lëshoni nga dora celularin »
Article Logic
Execution time: 0.025480985641479
array(1) { ["section"]=> string(79) "gjendet-gps-me-i-vjeter-ne-bote-para-514-vjetesh-ishte-fundosur-me-anijen-97249" }