Gjendet i pajetë i afërmi i deputetes shqiptare

Publikuar tek: rajon, më 17:26 04-11-2019 Gjendet i pajetë i afërmi i deputetes shqiptare

I afërmi i deputetes shqiptare në Kuvendin e Kosovës është gjetur i pajetë.

Bëhet fjalë për Musli Krasniqin, kushëriri i deputetes së re të LDK-së, Rezarta Krasniqi. Kjo e fundit kishte bërë apel për ndihmë disa ditë më parë në rrjetet sociale për gjetjen e të afërmit të saj.

Musli Krasniqi është gjetur i pajetë ditën e sotme në fshatin Begaj të Komunës Vushtri në Kosovë. Trupi i tij u gjend në një pus nga Njësia e Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës, rreth orës 10:50. Ndërsa shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.

dfghtrheh4h.jpg

Deputetja Rezarta Krasniqi, sipër-djathtas viktima Musli Krasniqi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035933017730713
array(1) { ["section"]=> string(54) "gjendet-i-pajete-i-afermi-i-deputetes-shqiptare-184683" }