Gjendet i pajetë në banesë politikani që u përfshi në skandalin seksual

Publikuar tek: bota, më 14:57 07-11-2017 Gjendet i pajetë në banesë politikani që u përfshi në skandalin seksual

Një politikan i njohur në Britaninë e Madhe u gjend i vdekur në banesën e tij katër ditë pasi ai u përjashtua për shkak të dyshimeve se ishte përfshirë në një skandal seksual.

Carl Sargeant, ishte anëtar i Asamblesë së Wellsit dhe dha dorëheqjen si Sekretar i Komunitetit të Wellsit javën e kaluar.

Sot 49-vjeçari baba i dy fëmijeve u gjend i vdekur në banesën e tij në Connah’s Quay, në veri të Wellsit.

Ai dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Jeremy Corbyn tha se ishte i shokuar nga vdekja e z.Sargeant, shkruan The Sun, raporton newsbomb.al.

Lideri i partisë së Laburistëve tha: Ky është një lajm shokues. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të Karlit.

Sergeant i cili ka shërbyer në Asamblenë e Wellsit për 14 vite, u përjashtua nga partia nga ministri Carey Jones të premten e kaluar.

Ai akuzohej për përfshirje në një skandal seksual me gra të ndryshme.

nintchdbpict000365372065-e1510060827136.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takoi Ramën dhe Bushatin, zbulohet “burgu” luksoz ku po kalon ditët biznesmeni i fuqishëm Arab (FOTO)
Plas sherri në avion, gruaja zbulon tradhëtinë e burrit, piloti bën ulje emergjente »
Article Logic
Execution time: 0.0062658786773682
array(1) { ["section"]=> string(77) "gjendet-i-pajete-ne-banese-politikani-qe-u-perfshi-ne-skandalin-seksual-98688" }