Gjendet i varur në qelinë e burgut bashkëthemeluesi i “Dark Web”

Publikuar tek: bota, më 22:31 16-07-2017 Gjendet i varur në qelinë e burgut bashkëthemeluesi i “Dark Web”

Alexandre Cazes, që besohet se është bashkëthemelues i “Dark Web” po pjesës së errët të internetit, është gjetur i varur në qelinë e tij në Tailandë pak orë pasi hetuesit po përpiqeshin ta ekstradonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Cazes dyshohet se është bashkëthemelues i “AlphaBay” pjesa e “Dark Web” ku tregtoheshin armë, substanca narkotike dhe produkte të tjera të jashtëligjshme.

Majori i policisë së Bangokut tha se nga kqyrja e kamerave të sigurisë nuk është dalluar dhunë fizike ndaj tij.

Por babai i Alexandre Cazes hedh dyshime se ai mund të jetë vrarë nga autoritetet e burgut, duke u shprehur se e ka të vështirë të besojë që djali i tij ishte në gjendje të kryente vetëvrasje.

I njohur me pseudonimin DeSnake, ai u arrestua në 5 korrik nga policia tailandeze me akuzën e trafikimit të drogës dhe pastrim parash.

Sipas “Bangok Times” ai nuk kishte biznese në Tailandë, megjithatë posedonte disa shtëpi, vlera e të cilave shkon në 9 milion paund. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për herë të parë në histori, Arabia Saudite do ofrojë edukim fizik për vajzat
Mos e shiko në sy këtë bust! Të gjithë e injorojnë paralajmërimin por pendohen (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.013628005981445
array(1) { ["section"]=> string(68) "gjendet-i-varur-ne-qeline-e-burgut-bashkethemeluesi-i-dark-web-86366" }