Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në burgun e Rrogozhinës ku i burgosuri 22 vjeçar është gjetur i varur në tualet.
I riu Estref Halili ishte dërguar në burgun e Rrogozhinës nga Fieri me 26.12.2016. Akoma nuk është bërë i ditur shkaku që çoi në varjen e të riut por policia po merret me hetimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë ditën e arrestimit:
-Estref Halili, 21 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Lushnje ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me drogë dhe një thikë në makinë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Kolonjë, gjatë kontrollit të mjetit "Volkswagen" me targa AA 642 DA që ai drejtonte, i'u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale një dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta"