Gjendet i vdekur brenda makinës BMW 38-vjeçari në Tiranë (DYSHIMET E PARA)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:52 09-10-2019 Gjendet i vdekur brenda makinës BMW 38-vjeçari në Tiranë (DYSHIMET E PARA)

Një person është gjetur i vdekur pasditen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se shtetasi R. B.,38 vjeç është gjetur pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip “BMW”.

Sipas policisë, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Megjithatë, dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip “BMË”, shtetasi R. B.,38 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera.

Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071609020233154
array(1) { ["section"]=> string(79) "gjendet-i-vdekur-brenda-makines-bmw-38-vjecari-ne-tirane-dyshimet-e-para-181402" }