Gjendet një person i pajetë brenda makinës së tij tip “Mercedez Benz”.
Sipas policisë, më datë 05.01.2017, rreth orës 09:30, në rrugën interurbane dytësore Gosë-Vilë Bashtovë, është gjetur i vdekur brenda në automjetin tip Mercedes Benz shtetasi F. F., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte rrëzuar në një kanal.
Siç bën me dije policia, nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga humbja e kontrollit të automjetit që drejtonte. Parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.