Gjendet i vdekur miliarderi dhe gruaja e tij, autopsia thellon edhe më shumë misterin

Publikuar tek: bota, më 18:56 18-12-2017 Gjendet i vdekur miliarderi dhe gruaja e tij, autopsia thellon edhe më shumë misterin

Autoritetet në Kanada kanë bërë publike shkaqet e vdekjes së miliarderit Barry Sherman dhe gruas së tij, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë në vilën e tyre në Toronto.

Sipas autopsisë vdekja ka ardhur si pasojë e “kompresionit të nyjeve të qafës”, çka ka shtuar edhe më tepër dyshimet se çifti është vrarë duke u mbytur.

Manjati farmaceutik Sherman dhe gruaja e tij Honey u gjetën të vdekur në vilën e tyre të premten e kaluar.

Policia thotë se vdekja është e dyshimtë por gjithashtu shton se nuk ka shenja të hyrjes me forcë në shtëpi.

Pasuria e biznesmenit kanadez shkonte rreth 3.6 miliard dollarë, duke e bërë atë njeriun e 15-të më të pasur në vend.

Kompania e tij farmaceutike “Apotex” nisi në vitin 1974 me vetëm dy punëtorë dhe u kthye në një kompani miliarda dollarëshe me 11 mijë punonjës në mbarë botën. /Newsbomb.al

rgt34gt34gt4gt.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091919898986816
array(1) { ["section"]=> string(91) "gjendet-i-vdekur-miliarderi-dhe-gruaja-e-tij-autopsia-thellon-edhe-me-shume-misterin-103551" }