Gjendet i vdekur në banesën e tij ish-prokurori, policia e heton si rast të dyshimtë

Publikuar tek: rajon, më 14:15 05-12-2019 Gjendet i vdekur në banesën e tij ish-prokurori, policia e heton si rast të dyshimtë Ish-prokurori i ndjerë Agron Matjani

Është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, ish-prokurori Agron Matjani. Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë dhe autoritetet mjekësore e policore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

'Ne e kemi një rast të vdekjes së dyshimtë që jemi duke e trajtuar në Prizren. Rasti është raportuar nga familjarët e tij. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes, pastaj kanë dalë hetimet rajonale dhe Prokurori. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore’, tha Shaban Osmanollaj, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit.

Agron Matjani ishte shkarkuar nga puna me 10 maj të vitit 2019 nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ku kishte marrë vendim që t’i propozohet Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, shkarkimi i prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, atë kohë që ishe vet Matjani.

Ky shkarkim erdhi për shkak të mosrespektimit të rëndë të detyrave zyrtare, vendim ky, i cili pati ardhur pas zhvillimit të procedurave disiplinore nga komisioni përkatës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076789855957031
array(1) { ["section"]=> string(90) "gjendet-i-vdekur-ne-banesen-e-tij-ish-prokurori-policia-e-heton-si-rast-te-dyshimte-188511" }