Gjendet i vdekur në Turqi bashkëthemeluesi britanik i organizatës humanitare siriane “Helmetat e Bardha”

Publikuar tek: bota, më 17:28 11-11-2019 Gjendet i vdekur në Turqi bashkëthemeluesi britanik i organizatës humanitare siriane “Helmetat e Bardha” bashkëthemeluesi i organizatës vullnetare “Helmetat e Bardha” James Le Mesurier

Është gjetur i pajetë në Turqi bashkëthemeluesi i organizatës vullnetare “Helmetat e Bardha”, ish oficer i Ushtrisë Britanike James Le Mesurier.

Trupi i pajetë i Mesurier, i cili u nderua nga Mbretëresha për punën e tij në shpëtimin dhe mbrojtjen e civilëve sirianë, u gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij në Stamboll, raporton BBC.

Hamish de Bretton-Gordon drejtor i “Mjekët nën zjarr” dhe mik i Mesurier tha: “Është tragjike. Ai ishte një nga të paktët njerëz që kanë lënë gjurmë humanitare në Siri”.

Ai shtoi se “Helmetat e Bardha” janë një strukturë tepër kompakte dhe puna e tyre do të vijojë.

Trupi i pajetë i Mesurier u gjet rreth orës 04:30 me kohën lokale pranë shtëpisë së tij në Stamboll, në lagjen Beyoglu. Mjekët kanë konstatuar fraktura të shumta në këmbët e viktimës, ndërsa autoritetet turke kanë nisur hetimet.

Organizata e bashkëthemeluar prej tij që njihet ndryshe edhe si Mbrojtja Civile Siriane ndihmon në shpëtimin e civilëve bllokuar nga sulmet në zonat e Sirisë të kontrolluara nga opozitarët e Presidentit Bashar al-Asad.

dfggfwerhe4h.jpg

Le Mesurier u gjet i pajetë pranë banesës në Stamboll me fraktura të shumta në këmbë

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024070024490356
array(1) { ["section"]=> string(109) "gjendet-i-vdekur-ne-turqi-bashkethemeluesi-britanik-i-organizates-humanitare-siriane-helmetat-e-bardha-185502" }