Një 60-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesë nga familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Përrenjasit. Policia sqaron se viktima është Sh.R., 60 vjeç.
Sakaq, nga veprimet e para, gjatë kqyrjes së kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Shkak i vetëvarjes dyshohet të ketë qenë depresioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.