Një tjetër trup i pajetë është gjetur diën e sotme nga patrulla detare në zonën e Bishtit të Pallës.
Kufoma është gjetur rreth 30 metra në det dhe është i seksit mashkull, rreth 40-45 vjeç. Sipas informacionit paraprak nga policia nga kqyrja e kufomës nuk janë identifikuar shenja dhune. Viktima rreth 175 cm, ka veshur pantallona të zeza, atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kjo është kufoma e tretë e gjetur brenda 3 ditëve në bregdetin e Durrësit, duke e thelluar misterin se kush po i shkakton viktimat.